FfiiAlEn

FFII-AL-KS: Free Information Infrastructure Albania/Kosova

[ FFII Albania/Kosovo mailing list ]


Meqenëse Shqipëria dhe Kosova nuk janë pjesëtare të BE-së, është shprehur përkrahje për këtë iniciativë e cila ka për qëllim mbrojtjen e zhvilluesve dhe programerëve në mbarë BE-në. Një vendim në favor të iniciativës së FFII do të thotë edhe në favor të zhvilluesve Shqipëtar në të ardhmën e afërt.

Misioni i FFII:

FFII apo Free Information Infrastructure është asociacion mbarë Europjan jo-profitabil i regjistruar në Munchen (qendra e Zyrës Europjane për Patente).

FFII ka për qëllim nxitjen e konkurencës dhe shpikjes në fushën e zhvillimit softuerik. FFII gjithashtu nxitë zhvillimin e lëvizjës së informatave, të bazuara në të drejtën e kopjimit, konkurencës së lirë, dhe standardeve të hapura.

Më shumë se 700 kompania dhe 50,000 përkrahës të FFII kanë zgjedhur atë si përfaqësuese të qëllimeve të tyre në lidhje me "të drejtat mbi dëbim në pronën intelektuale mbi procesim të shënimeve" dhe peticionin kundër patenteve softuerike me më shumë se 300,000 nënshkrime.

Mbi Patentet Softuerike:

Në Shtator 2003, FFII ka luajtur rol kyc pranë ekonomistëve, shkencëtarëve, asociacioneve të bizneseve të vogla, dhe Parlamentarëve për t'a bindur Parlamentin Europjan që të korigjon direktivën Swpat, pra që të ndalon patentimin e softuerit të pastër. Parlamenti BE-së pranoi që një hap i tillë që do të lejonte patentimin e mbarë dhe gjerë të softuerit duke krijuar shpenzime të reja, rreziqe ligjore, dhe pasiguri të prodhuesve të pavarur të softuerit në BE. Parlamenti pranoi që nevojat e kompanive softuerike dhe të zhvilluesve, si dhe një treg i shëndosh Europjan, më mirë shërbehen nga e drejta e kopjimit (copyright). Patentet Softuerike do të ulnin shtypjen për shpikje dhe inovacion, fuqizon monopolet, dhe dominimin e tregut për një numër të vogël të kompanive të cilat janë më të forta. Patentet, do ti ishin të dëmshëm për bizneset e vogla, Open Source, shpikje/inovacion, komercë elektronike, dhe për përdorues të softuerit.

Por, fatkeqësisht, pas manervimeve në paravijë, Këshilli i Ministrave për Konkurencë pranë BE-së, votoi që gjitha këto ndryshimet (të cilat i ka bërë Parlamenti Europjan) të hedhen poshtë. Prandaj, varet përsëri nga Parlamenti i BE-së që t'i rikthehen këto ndryshime. Por rregullat e parlamentit janë duke e vështirësuar tërë këtë proces.

Përkrahësit e FFII-AL-KS dhe FFII:

Prishtina Technology Group - http://www.pr-tech.net

Albanian Linux Portal - http://www.alblinux.net

Rrjeta Shqiptare e Diskutimeve për Informatikë - http://www.rrjeta.net

EU Parl

(lists 29 MEPs which are members or substitutes to this delegation)

Cross-checking with JURI Committee, using http://wwwdb.europarl.eu.int/ep6/owa/p_meps.entry -> Committee: -> Legal Affaris -> Delegation: -> South-East Europe you get one hit: LÓPEZ-ISTÚRIZ WHITE, Antonio - EPP - Spain

Hosting sponsored by Netgate and Init Seven AG